Nga Polikron Çela: Çfarë tregon ngjyra e urinës tek fëmijët

Ngjyra normale e urinës, krahasohet gjithmonë me atë të kashtës së grurit. Ajo, normalisht mund të marrë pamje të ngjashme me të ujit, sa herë pihen lengje më shumë, po nuk është normale të mbetet e tillë dhe kur merren pak lëngje. Kur pihen pak lëngje ose humbasin me rrugë të tjera (djersë, gjëndje temperaturë, të vjella ose diare), urina merr ngjyrën e kashte së mbyllur; e veçanta është se kthehet shpejt në ngjyrën normale mbas marrjes së lëngjeve. Këtë ndyshime i dedikohen punës së veshkave, këtyer organeve kaq të vogëla, kur në to qarkullojnë më shumë lëngje, rrit sasinë e urinës (në të kundërt, mbetja e tyre do të shakatonte ënjtje të quajtura edema.

Nga ana tjetër, kur masa qarkulluese pakësohet, ato pakësojnë urinën, një mekanizëm që pengon humbjet e mëtejshme të lëngjeve. Në një fëmijë të shëndoshë, ngjyra e urinës mund të ndyshojë dhe gjatë marrjes së disa produkteve ushqimore, ngjyrosëve që përdoren zakonisht në ëmbëlsira (sidomos në pasta e torta) ose në   medikamente, duke shktuar shpesh shqetësime midis prindërve.  Këto ishin variacione normale, po disa ndyshime të tjera, duhen vlerësuar gjithmonë për arsye se pas tyre fshihen shumë shkaqe; veç kësak duke alarmuar prindët, i shtyn të lidhen me mjekun për gjetjen e shkakut.

Në formë të përmbledhur kini disa nga shkaqet e ndyshimit të ngjyrës së urinës: Urinë e verdhë e mbyllur-Urinë blu; Urinë e koncentruar- Hiperkalcemi familjare; Pigmente-biliare‘Ngjyrosës ushqimorë- Urinë e kuqe‘;Gjak (Eritrocite.- Urinë e gjelbër;Panxhar i kuq, repë e kuqe-Blumetilen; Ngjyrosës ushqimorë në ëmbëlsira, pije frekuse etj-Ngjyrosës ushqimorë; Hemoglobinuri –Biliverdinë; Pije me përmbajtje-rodaminë -Urinë gështënjë ; Disa sëmundje hemolitike dhe metabolike -Bilirubinë, urobilinë. Më poshtë po përmënd disa nga ndyshimet më të zakonshme të urinës.

Urina e kuqe – Për të sqaruar nga se ka ardhur, duhet bërë analiza e urinës. Nëse nuk gjenden rruza të kuqe (eritrocite), atëhere duhet parë marrja e ndonjë ushqimi si psh panxhari kuq ose repa e kuqe, ngrënia e ndonjë paste ose apo marrja e disa medikamenteve ku përdoren ngyrosës të pa dëshëm. E veçanta ësht se me ndërprerjen e tyre, urina kthehet në ngjyrën normale. Në urinë gjenden shumë rruaza të kuqe? Në këto raste flitet gjithmonë për gjajk të parë me sy (Hemturimakroskopike). Ai mund të ketë ardhur nga cdo pjesë e rrugëve të urinës, duke filluar nga veshkat; po sqarimi i burimit, nuk është gjithmonë i lehtë, shpesh është mjaft i vështirë e kërkohen shumë e shumë ekzaminime të tjera. Nga ana praktike mendoj se vlen të keni pak njohuri mbi disa prej formave të veçanta, po të zakonshme.  Hematuria makroskopike pa shënja të tjera -.Shpesh shpërthen fare pa pritur, në një fëmijë me gjëndje shëndetsore normale dhe nuk shoqerohet me asnjë shënjë tjetër. Urina merr ngjyrë të kuqe të çelur ose të mbyllur dhe në analizë gjëndën vetëm rruaza të kuqe me shumicë.

Nuk është gjithmonë shënjë e një sëmundjeje të rëndë. Nga ana praktike, mbasi të jenë përjashtuar shkaqe të tjera, këta fëmijë mbahen nën kontroll (pa nevoja për mjkime). Hematurija makroskopike, në kuadrin e sëmundjeve të tjera si dhimbje, temperaturë, djegie gjatë urinimit etj.  Shkaqet më të zakonshme janë gurët në veshka ose në rrugët e urinës, disa forma glomerulonefritësh, infeksionet urinare, disa sëmundjeve të gjakut ose të enëve të tij; më rrallë goditjet (traumat) dhe tumoret. Kuptohet, çdo rast do të trajtohet sipas shkakut. Hematurija shoqërohet me albuminë (proteinuri) mbi normalen. Ndodh që mbas një episodi të papritur hematurie makroskopike, proteinuria vazdon e shoqëruar me rruazat e kuqe të para vetëm në mikroskop (hematuri mikroskopike).

Te fëmijët kjo formë haset shumë rrallë po e veçanta është se megjitthëse mund të vazhdojë gjatë, normalizohet ashtu si filloi (pa pritur), pa lënëa asnjë problem. Këta fëmijë duhet të vazdojnë aktivitet normale si gjithë moshtarët, veç duke u mbajtur nën kontroll periodik. Kujdes – Hematuria makroskopike, nuk duhet ngatërruar me ardhjen e menstuacioneve të para në moshën e pubertetit; shënjë që tregon se dhe ky sistem po funlsionon normalisht. Urina e kuqe e errët  Është një shënjë e rëndësishme, po nuk lidhet gjithmonë me gjakun. Skkaku më i zakonshëm është prania e hemoglobinës në urinë (hemoglobinuri). Në analizën e urinës normalisht ajo mungon. Po cilat janë shkaqet? Ato janë të shumta, midis tyre sforcimet e tepruara fizike. Një tregues për të marrë masa për normalizimin e ngarkesës fizike. Ndër shkaqet e tjera problematike janë disa sëmundje të gjakut (kanë të bëjnë me shkririen e rruazave të kuqe). Shkak tjetër është sëmundjen e bathëve (Fviznin), lidhjet jo vetëm me konsumimin e bathëve, po dhe të disa produkte uhqimore të tjera, medikamente e  sëmundje të rënda: prandaj me shfaqiene kësaj shënjë duhet lidhur pa humbur kohë me mjekun. Ka raste, kur çdo vonesë mund të vërë në rrezik jetën e fëmijës.

Urinë ngjyrë tulle  Vërehet më tepër në të porsalindurit. Nënat, me të drejtë shqetësohen kur vërejnë këtë ngjyrë në pampers. Shaku më i zakonshëm lidhet me praninë e disa kripërave, po nuk përjashtohet as gjaku. Këtë e sqaron vetëm analiza e urinës. Nëse nuk ka gjak, atëherë kemi të bëjmë me diçka kalimtare, po sidoqoftë duhet bërë kujdes lidhur me humbjn e lëngjeve (sidomos në këto ditë të nxehta).

Urina e turbullt – Pamja nuk tregon gjithmonë shkakun. Ai mund të jetë rrjedhojë e kripërve të shumta, çaka paralajmëron formimin e ndonjë guri ose praninë e tij të pa zbuluar. Në çdo rast, përveç analizës së urinë, duht kryer së paku Eko e veshkave dhe një radioreafi ku të përfshihen veshkat dhe rrugët e urinës.

Rëndësi ka të zbulohet shkaku, për mandej për mëtej, veprohet sipas shkakut. Rruazat bardha (leukocitet) me shumicë, përbëjnë një shkak tjetër të urinës së turbullt. Zbulimi i leukociteve në urinë, nuk kërkon ndonjë ekzaminim të vecantë as të vështirë, Vështirësitë qëndrojnë në gjetjen e prejardhjes së tyre dhe kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Nga veshkat, ku fillon prodhimi, deri në eliminimin e saj, urina kalon një rrugë të gjatë dhe kudo mund të ketë shkaqe për rritjen e numurit të tyre. Pra, megjithë vlerën e madhe, leukocitet në urinë, nuk tregojnë as vëndin e maisjes, as infeksionin e mirëfilltë urinar; mbrapa kësaj shënje, mund të fshihen  shumë shkaqe; në rrugët urunare (infeksione, gurë, tumore etj) ose jashtë tyre (sëmundje sistemike, të gjakut etj).

Leukocitet mund të gjënden të vetëme, të shoqëruara me mikrobe ose me elementë të tjerë (varet gjithmonë nga ajo që fshihet mbrapa kësaj shënje tepër të rëndësishme). Në infeksionet urinare, leukociturija, zakonisht shoqërohet dhe me mikrobe, në ndonjë rast dhe të eritrociteve. Po nëse shkatari është një virus, atëherë në uriokulturë, nuk do të gjejmë mikrobe. Ndodh që IU me Leukocite në urinë gjënden, urokultura të jetë sterile. Në çdo rast duhen kontrolluar organë e e jashtëme gjnitale,, për arsye se urina e uardhuer e pastër deri këtu, gjatë eliminimit sigurisht që do të marrë me vete dhe leukocyte e mikrobe. Me këto desha të tregoj, se cdo rast me leukocyte në urine, duhet vlerësuar në kompleks, duke filluar nga ankesat e të sëmurit, kqyrja e organeve gjenitale, mënyra e marrjes së analizës, koha e dërgimit në laborator etj-  mandej në kërkim të shkakut, do të kryhen dhe ekzaminime të tjera. Përsa i përket trajtimit, do të gjykohet vetëm mbasi të jetë sqaruar shkaku.

Diagnoza 
Diagnoza e infeksioneve të traktit urinar është shumë me rëndësi. Diagnoza duhet të vërtetohet përmes testit të quajtur – urinokulturë.  Është e rëndësishme për çdo pediatër për të vërtetuar nëse fëmija ka infeksion dhe, cila baktere është shkaktare; kështu mund të përshkruhet saktë antibiotiku përkatës dhe sasina e lëngjeve që fëmija duhet të marrë. Kriteret për diagnostikimin e infeksione të traktit urinar tek të porsalindurit dhe fëmijët 2-24 muaj janë prania e piurise dhe/ose bakteriuria në urinë mbi 100.000/ml. Por, nëse te fëmija janë të pranishme simptomat e lartë caktuara, por pa numër të lartë të baktereve, gjithashtu kemi të bëjmë me infeksione të traktit urinar. Vetëm analiza e urinës nuk është e mjaftueshme gjithmonë për diagnostikimin, por mund të ndihmojë në identifikimin e fëmijëve me temperaturë/ethe të cilët duhet të marrin trajtim. Mjekimi i vonuar mundëson që të zmadhohen deri në katër herë dëmtimet e veshkave në raport me rastet kur mjekimi ka filluar në kohë. Studimet kanë treguar se, nuk ka ndonjë ndikim vonesa me tre-katër ditë, por rrezikshmëria është në rritje, nëse mjekimi vonohet mbi një javë. Rëndësi ka zgjedhja e barit përkatës dhe kohëzgjatja e tij të cilën përzgjedhje e bënë mjeku pediatër, sepse çdo rast trajtohet si i veçantë.

Share With:
Translate »
1289 Views