Detaje të mëmësisë në fokusin e Lira Gjikës

Për t’u bërë prind nuk ka një manual që ju tregon saktë se çfarë duhet të bëni dhe jo me fëmijën tuaj.

Çdo baba ose nënë e krijon marrëdhënien e fëmijën e tij ashtu siç ai/ajo dëshiron, dhe kjo është mëse e vërtetë. Megjithatë pavarësisht kësaj, gjë deri diku mund të jetë e vërtetë, janë disa rregulla universale të thëna nga psikologët, që ju vijnë shumë në ndihmë për një marrëdhënie sa më të mirë mes jush dhe fëmijës suaj.

Psikologia Lira Gjika na ka sjellë një bisedë mes nënës dhe vajzës rastësisht në rrugë, për të nxjerrë një mesazh shumë të rëndësishëm: fëmija kërkon që vëmendja e prindit të jetë tek ai/ajo kur keni zgjedhur që të bëni një shëtitje, të dilni për shopping me të, e jo t’u dedikoheni njerëzve të tjerë. 

“Sot në mëngjes një nënë që fliste në celular dhe me fëmijët e saj, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç po shkonin drejtë shtëpisë, pasi kushin blerë ushqime dhe fruta. Djali i vogël largohej nga grupi dhe hypte nëpër shkallina ndërtesash apo stola që i haste në rrugë, nëna ndërpriste të folurën dhe i thoshte djalit : “femije i keq”, “s’ke turp”, “do hash dru”, “rri urte”, “më lodhe” dhe si mbaronte së numuruari etiketimet vazhdonte muhabetin në celular. Djali i vogël mesa duket ishte mësuar me këtë mënyrë dhe vazhdonte të hypte në ato vënde që i dukeshin interesante. Për një kohë nëna heshti, mesa duket biseda ishte shumë interesante, atëhere e morri komandën vajza 8 vjeçe dhe filloi të fliste duke imituar nënën që nga zëri e shprhjet, të cilat i tha sipas rradhës që i kish thënë nëna. Nëna kini kujdes fjalët që përdorni dhe sjelljet që zgjidhni të kryeni, kur jeni me fëmijët. Është e vërtetë që doni edhe të flisni me shoqet apo të afërm për gjëra që ju pëlqejnë apo pse doni një mendim, dhe është e drejtë e juaja, por po aq të drejtë kanë edhe fëmijët të jenë në qëndër të vëmëndjes së nënës së tyre. Ata kanë dalë me nënën dhe duan t’i tregojnë gjërat që dinë apo që janë të zot të bëjnë. Duan të kënaqen me të, të flasin me të, por nëna i anashkalon dhe nuk u kushton vëmëndje. Kujdes nëna për pak takt dhe organizim, prishni lidhjen tuaj me fëmijët dhe bëheni padashur një model jo cilësor. Mbase mund të uluni diku ose të paktën kujdes me fjalët që u drejtoni fëmijëve kur ju bezdisin. Tek e fundit kjo është mëmësia, ta zgjedhësh fjalën para se ta thuash dhe të kontrollosh zërin që të mos tregojë padurim”,shkruan ajo.

Share With:
Translate »
729 Views