Nga sot edhe vajza e Jozefina Topallit do të mbajë titullin doktor

Vajzës së ish-kryetares së Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli i është akorduar sot titulli “Doktore e Shkencave”.
Megi Topalli ka postuar në profilin e saj në Facebook momente nga ceremonia e akordimit të këtij titulli në Francë.
Ajo ka studiuar në shkollat më prestigjoze në Francë. Vajza e ish-kryeparlamentares Topalli është diplomuar për ekonomi në “Universitetin e Strasburg”, universitet i cili është ëndërr pë mjaft të rinj francezë, më pas ajo ka vijuar studimet master në “Universite de Dauphine” në Paris, dhe tashmë ka mbrojtur doktoraturën në Nancy, “Universite de Lorraine”.

Université de Lorraine (France), sot me akordoi titullin Doktor i shkencave 🙂

Posted by Megi Topalli on Thursday, January 25, 2018

Share With:
Translate »
2014 Views