Lule te vendi i krimit, familjarët e djalit që vrau Arielën kanë një mesazh të fortë

Vrasja e 21 vjeçares Ariela Murati nga Aldison Belulaj tronditi gjithë vendi, si një nga ngjarjet më të rënda të kohëve të fundit.

Por kur nuk kanë kaluar as një javë nga ngjarja makabre, familjarë të 23-vjeçarit Aldison Belualaj kanë çuar një buqetë me lule në vendin ku u vra Ariela dhe u vetëplagos 23-vjeçari.

Gjithashtu në shenjë respekti dhe nderimi, familjarët e Aldison Muratit kanë vendosur edhe një pankartë ku shkruhej, “Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushellimet më të thella dhe keqardhje u shprehim fmiljareve të tu. Nga Familjaret Belulaj”

Ata kanë treguar se kishin kërkuar që të shkonin në familjen e Arielës për ngushëllim, por që nuk ishin pranuar nga familjarët e saj.

Por pavarësisht kësaj, të afërmit e Aldison Belulajt kanë thënë se e kuptojnë refuzimin, për vetë situatën ku ndodhen.

Nga ana tjetër familjarët thonë se edhe ata janë në gjendje të rëndë nga ngjarja, pasi Aldisoni është në rrezik serioz për jetën.

Share With:
Translate »
1409 Views