Nga sot nis shpërndarja e librave falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike

Muaji Shtator nis me një lajm të mirë: Të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare do të marrin librat falas me një përdorim.

Kështu ka konfirmuar vetë Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Rama thekson po ashtu se ky vendim do të zbatohet dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm e të lartë.

“MIRËMËNGJES! Me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Share With:
Translate »
131 Views