Blero Muharremi prezanton të dashurën e re me vajzën e tij, fotografohen të tre bashkë

Blero Muharremi di si të qëndrojë në qendër të vëmendjes, siç ka bërë këtë verë. Pas ndarjes së bujshme me Afrona Dikën, ai zbuloi se ka nisur një lidhje të re.

Këngëtari fillimisht postonte dedikime të tëra romantike për të, por më pas la të kuptohet se mund të ishin ndarë. Pas disa statuseve të çuditshme, ai zbuloi se lidhja e tyre vijonte.

E tani ka treguar se është aq serioze sa e ka prezantuar të dashurën me vajzën e tij, Tarën. Blero ka ndarë një foto në Instagram ku shihet me partneren dhe Tarën teksa shkruan: “Dy të përjetshmet e mia”.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se partnerja e re e Bleros është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj. Gjithashtu thuhet se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.

Share With:
Translate »
106 Views