Nga zgjedhja e emrit të vajzës te kënga që i këndon më shpesh të bijës, Klajdi Haruni rrëfen jetën si babai i Heas
Sa i takon emrit, artisti tregoi se e kanë zgjedhur pasi si ai dhe partnerja, në momentin kur kanë parë listat, ka qenë Hea aty ku kanë “ngecur” të dy dhe e vendosën menjëherë, teksa origjina e emrit është korean.
Klajdi tha se çdo ditë i këndon vajzës nga një këngë të ndryshme, megjithatë kënga që i këndon më shpesh është “Nuk të dua dot më pak”, ndërsa është përpjekur të jetë një baba që e ndihmon shumë partneren. Megjithatë, edhe pse punën në studio e ka ndaluar, për t’ju përkushtuar vajzës, datat e koncerteve i vazhdon, pasi janë vendosur paraprakisht, teksa në nëntor do jetë në një tur në SHBA.
Sa i takon miqve të tij, tha se e ka “tërhequr këmbën zvarrë” për Florin dhe Brunon, duke shpresuar që së shpejti edhe ata të bëhen prindër, ndërsa djemtë po përpiqen të gjithë ta ndihmojnë e ti gjenden pranë këto ditë. Shokët që duam!