Ngacmoi seksualisht të bijën, mbyllen hetimet për 37-vjeçarin, çfarë vendosi prokuroria

Dy muaj pas arrestimit të 37-vjeçarit, i cili u denoncua nga e bija për ngacmim seksual, Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet. Prokuroria ka vendosur ta dërgojë çështjen për gjykim.

Burime nga Prokuroria thanë për TV Klan se Rudolf Merolli gjatë fazës hetimore ka mbajtur qëndrim mohues, duke mos e pranuar akuzën për ngacmim seksual ndaj të bijës 18-vjeçare.

37-vjeçari ka pranuar që natën e ngjarjes ka qenë i dehur dhe nën efektin e narkotikëve, por nuk ishte i vetëdijshëm për përmbajtjen e  bisedat që kishte bërë me të bijën.

Seanca e gjykimit paraprak për 37-vjeçarin pritet të mbahet në Shtator.

Burimi: Tv Klan

Share With:
Translate »
495 Views