Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, çështja shkon për gjykim në gjykatën e Korçës

Prokuroria përfundon hetimet për babain që ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij dhe çon çështjen për gjykim në gjykatën e Korçës.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se Rudolf Merolli nga fshati Vashtemi i Bashkisë Maliq nuk ka ndryshuar qëndrim duke mohuar që të ketë ngacmuar seksualisht të bijën.

Ai ka deklaruar para prokurorit se natën që ka ndodhur ngjarja ka qenë nën efektin e substancave narkotike dhe nuk mbante mënd asgjë çfarë ka ndodhur atë natë.

Gjykimi për 37 vjeçarin pritet të fillojë në shtator.

Rudolf Merolli u akuzua dy muaj më parë nga vajza e tij futbolliste e ekipit të Maliqit për ngacmim seksual.

Ndërsa dolën edhe përgjimet nga vajza e cila e kishte regjistruar gjatë bisedave erotike që 37 vjeçari kishte zhvilluar me vajzën e tij.

Mbi këto përgjigje dhe akuza ka ngritur akuzat që rendojnë mbi 37 vjeçarin i cili prej muajsh jetonte i vetëm pasi bashkëshortja me të tre fëmijët ishte larguar nga banesa dhe ishte në pritje te divorcit me 37 vjeçarin.

Share With:
Translate »
488 Views