Ngërçet gjatë shtatzënisë, ndiqni këta hapa për të lehtësuar dhimbjen ose shqetësimin e radhës

Gjatë tremujorit të parë, ngërçet shpesh vijnë nga ndryshimet normale që ndodhin gjatë zhvillimit të foshnjës tuaj.

Dhimbjet në përgjithësi mund të përshkruhen si tërheqje ndjesie në njërën ose në të dy anët e barkut tuaj shkruan American Pregnancy Association.

Megjithëse nuk konsiderohet simptomë për zbulimin e shtatzënisë së hershme, është një simptomë që shoqëron shumë shtatzëni në fillet e saj, transmeton Gazeta Shneta.

Në shumicën e rasteve, ngërçet janë një pjesë normale e shtatzënisë. Sidoqoftë, ka disa raste kur ngërçet mund të jenë shqetësuese.

Çfarë i shkakton ngërçet gjatë shtatëzanisë?

Ngërçet zakonisht ndodhin kur mitra zgjerohet, duke bërë që ligamentet dhe muskujt që e mbështesin të shtrihen. Mund të vërehet më shumë kur teshtini, kolliteni ose ndryshoni pozicione.

Ngërçet që janë relativisht të vogla dhe ndodhin herë pas here, ndoshta nuk është për tu shqetësuar. Disa shkaqe shtesë të ngërçit normal në shtatzëni përfshijnë: gazin dhe fryrje, kapsllëku dhe marrëdhëniet intime.

Çfarë duhet të bëj për ngërçet ndërsa jam shtatzënë?

Nëse keni shtrëngime të vogla gjatë shtatzënisë, ka disa gjëra që mund të bëni për parandalimin dhe vetë-kujdesin:

– Mundohuni të uleni, të shtriheni ose të ndryshoni pozicione.

– Zhytuni në një banjë të ngrohtë.

– Provoni të bëni ushtrime relaksuese.

– Vendosni një shishe me ujë të nxehtë të mbështjellë me një peshqir në vendin e dhimbjeve.

– Sigurohuni që të konsumoni shumë lëngje.

Kur duhet të shqetësohem për ngërçet gjatë shtatëzanisë?

Ndërsa ngërçet mund të jenë të zakonshme, ka disa shkaqe serioze të dhimbjes së barkut gjatë shtatzënisë si: shtatzënia ektopike, aborti spontan, preeklampsia, lindja e parakohshme, infeksionet e traktit urinar dhe shkëputja e placentës.

Share With:
Translate »
231 Views