Ngjarje e rëndë, mbyten 2 të rinj në lumin e Bunës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku janë gjetur 2 persona të mbytur në lumin Buna në afërsi të fshatit Derragjat.

Mësohet se 2 personat Dh.A., 39 vjeç dhe F. P., 14 vjeç. janë denoncuar ditën e djeshme nga familjarët si të humbur.

Sipas informacioneve ata kanë qenë duke u larë por në rrethana të paqarta janë gjetur pajetë mëngjesin e kësaj të premteje.

Një prej tyre mësohet se është banor i zonës ndërsa tjetri nga Puka. Policia eshte duke punuar per zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë në Shkodër.

Share With:
Translate »
315 Views