Ngjarje e rëndë, mbytet 10-vjeçari në një pishinë në Durrës

Policia bën me dije se sot rreth orës 12:40, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, një 10-vjeçar nga Kosova me inicialet E.T., 10 vjeç, dyshohet të jetë mbytur duke u larë në pishinë.

Pavarësisht ndihmës së parë që iu dha, i mituri nuk ka arritur që shpëtojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Share With:



155 Views