Edhe në muajin e 9-të të shtatzënisë, Olta Gixhari kujdeset për këtë aktivitet fizik për një lindje natyrale

Edhe pse është në javët e fundit të shtatzënisë, Olta Gixhari ka treguar se kujdeset maskimalisht që të ketë një aktivitet të përditshëm fizik.

Me anë të një fotoje në ‘Instastory’, aktorja ka treguar se sa hapa bën në ditë në mënyrë që të jetë gati për një lindje natyrale.

“Hapat që bëra sot. Muaji i 9-të i shtatzënisë. Ditët më të qeta i mbyll me 5-6 mijë hapa. Ecni sa më shumë për një lindje natyrale”, ka shkruar Gixhari në postimin e saj në ‘Instagram’.

Kujtojmë se deri më tani Olta ka ndarë momente të ndryshme duke u kujdesur për aktivitetin fizik dhe duke vizituar vende të ndryshme të natyrës edhe pse është në muajin e 9-të të pritjes së ëmbël./revistawho.com

Share With:
Translate »



349 Views