Nick Jonas publikon një foto të vjetër të Priyanka Chopra-s dhe ne nuk po e besojmë dot sa shumë ka ndryshuar

Nick Jonas është një djalë super romantik dhe këtë gjë na e vërteton sa herë bën postime për Priyanka Chopra-n në rrjete sociale. Për 39-vjetorin e partneres së tij, Nick ka bëri dedikim shumë emocionues në rrjete sociale. Gjithashtu këngëtari ndau me ndjekësit disa imazhe të Priyanka-s, njëra nga fëmijëria dhe një tjetër e shkrepur kohët e fundit.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Ti meriton gjithë lumturinë e botës. Sot dhe çdo ditë. Të dua!”, shkroi Nick në urimin për Priyanka-n.

 

Ndërsa Chopra ndau në rrjete sociale disa foto nga festa e ditëlindjes, ku shiheshin shishe vere dhe disa zbukurime. Aktualisht, Priyanka ndodhet në Londër, ku po xhiron serialin e saj të shumëpritur “Citadel”. Ndërsa, Jonas ka qenë në SHBA, duke u përgatitur për një prodhim nga Jersey Boys.

Disa ditë para ditëlindjes së Priyanka-s, Nick publikoi një foto me partneren të realizuar në Festivalin e Kanës në vitin 2019-të.

Ajo. Kjo është. Ky është postimi. Më mungon dashuria ime”, shkroi Nick Jonas muajin e shkuar.

Kujtojmë se dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në muajin dhjetor të 2018-s. Ata bënë betimet e tyre 4 muaj pas fejesës në korrik të 2018-s. Martesën e tyre e mbajtën në Indi dhe është cilësuar si një nga eventet më të shtrenjtë e më madhështorë të organizuar ndonjëherë.

Share With:
Translate »
217 Views