Nicole Kidman është ende aktore, falë nënës së saj

Ajo momentalisht po shijon një sukses të madh në karrierën e saj, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes me dramën “Big Little Lies” por Nicole Kidman ka treguar se rreth një dekadë më parë ajo dëshironte të hiqte dorë nga aktrimi.

Aktorja 50-vjeçare ka bërë këtë rrëfim tronditës gjatë një interviste të dhënë ditën e premte për “The Daily Telegraph”.

“Më duket se isha shtatzënë me vajzën time dhe mendova të hiqja dorë nga aktrimi. Më kishte ardhur në majë të hundës, ishte e tepërt”.

Megjithatë, ylli vazhdoi të ndiqte këtë profesion falë nënës së saj, Janelle. “Ajo më tha se duhet të vazhdoja sepse me kalimin e viteve do dëshiroja përsëri të luaja”, tregon Kidman.

Dhe duket se Janelle ka thënë fjalët e duhura pasi Nicole Kidman momentalisht po shijon një super sukses në kinematografi.

 

Share With:
Translate »
573 Views