Nina realizon setin e parë fotografik dhe Fero zbulon pak nga portreti i të voglës

Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa çifti e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo. Fero publikoi ditën e djeshme në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkroi krahas saj “Elhamdulilah” dhe fytyrën ja kishte mbuluar.

Ndërkohë sot reperi ka treguar se Nina ka bërë setin e saj të parë fotografik. Fero ka postuar në Instagram një video të vogëlushes, teksa e bëjnë gati për fotot. Ajo shihet e mbuluar me një veshje në ngjyrë vjollcë dhe rozë dhe në disa sekuenca të videos mund të dallohet një pjesë e vogël e portretit të saj, ndonëse reperi ja ka fshehur me një emoji.

Fero ka qenë më shumë aktiv në rrjete sociale, pas lindjes së vajzës, sepse për Arbenitën kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar nga ana emocionale.

Në të njëjtën ditë që u bë nënë për herë të parë, ajo humbi babanë e saj, pasi ishte infektuar me Covid-19.  Pasi mori këtë lajm të hidhur, nuk mungoi një dedikim prekës nga modelja në rrjete sociale.

“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”, ka shkruar Arbenita në Instagram.

Share With:
Translate »
484 Views