Nipi i Arben Ndokës del nga qelia për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Samuel Ndoka djali i Aleksandër Ndokës, i cili u vra një ditë më parë do të mund të marrë pjesë në varrimin e të atit. Aleksandër Ndoka vëllai të ish deputetit Arben Ndoka u ekzekutua një ditë më parë pranë shtëpisë së tij ku iu gjet edhe trupi. Samuel Ndoka i cili është arrestuar dy muaj më parë me akuzën e armëmbajtjes pa leje do të mund të marrë pjesë në lamtumirën e fundit të babait. I riu do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie dhe do të rikthehet në qeli.

Share With:
Translate »
853 Views