Nisin regjistrimet në çerdhe e kopshte! Ja procedurat dhe dokumentacioni që ju duhet

Javën e ardhshme prej datës 3-7 Qershor nis regjistrimi i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës. Drejtorja e këtyre institucioneve të edukimit Zhaneta Beqiri dha detaje në lidhje me procedurat që duhen ndjekur.

Zhaneta Beqiri, drejtore e Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë: Në të gjitha çerdhet, ato që janë të interesuar, në një nga çerdhet e njësisë së tyre paraqiten dhe bëjnë procedurën e aplikimit për të marrë shërbimin për këtë sezon të ri. Në momentin e aplikimit çdo i interesuar duhet të ketë me vete certifikatën e fëmijës, certifikatën familjare dhe dy vërtetimet e punës. Gjatë kohës së verës shqyrtohet ky dokumentacion dhe shkojnë në çerdhe urdhrat e regjistreimit për fëmijët që do të vijojnë frekuentimin. Për fëmijët që janë momentalisht në çerdhe dhe mbushin tre vjeç nuk do të ketë aplikim, por kalojnë automatiksiht në kopësht duke plotësuar prindërit në një nga ditët që çojnë fëmijët në çerdhe një formular ku deklarojnë një nga kopshtet e njësisë së tyre ku ata duan që fëmija të fillojë frekuentimin.

Në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë janë një numër i madh institucionesh publike që do të akomodojnë të vegjlit.

Zhaneta Beqiri, drejtore e Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë: Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë 43 çerdhe momentalisht që ofrojnë shërbim dhe jemi duke marrë ambiente të reja për çerdhe në njësinë administrative 13, 12 dhe 9 që shpresojmë dhe urojmë që në fillim të shtatorit të jenë gati për të hyrë në shërbim. Sa i takon kopshteve janë 51 kopshte në Tiranë në qytet dhe janë duke përfunduar edhe dy kopshte të reja duke e çuar numrin në 53. Dhe 50 kopshte apo grupe në periferi të Tiranës.  

Kopshtet dhe çerdhet e Bashkisë Tiranë do të jenë të hapura përgjatë gjithë stinës së verës për tu ardhur në ndihmë të gjithë prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre.

Share With:
Translate »
71 Views