Një artist i ri në familje, Lian nis mësimet e instrumentit të parë

Një artist i ri po i shtohet familjes së Vesa Lumës dhe Big Bastës. Lian, djali i tyre duket se po hedh hapat e parë në mësimin e pianos dhe deri tani ka mësuar të shtypë tastet.
Në një video që këngëtarja ka shpërndarë në ‘Instastory” Lian duket se po argëtohet shumë duke shtypur tastet e pianos.
Është ende herët për të thënë në qoftë se vogëlushi do të ndjekë rrugën e muzikës, por mami dhe babi po mundohen t’ja kultivojnë dashurinë për artin. Prej disa muajsh çifti është zhvendosur në Zelandën e Re dhe vazhdojnë të jenë të angazhuar në muzikë, pasi video e shpërndarë nga Vesa dukej më tepër si një studio me shumë instrumenta muzikore.

Share With:
Translate »
699 Views