Një arush i vërtetë, Miriam Cani ndan momentet e ëmbla të Duam në natyrë

Miriam Cani ka ndarë së fundmi një foto të ëmbël të Duam, ku shfaqet i veshur butë dhe me arushin në duart e tij.

“Asgjë s’të vesh më mirë dhe më sigurt se natyra. Lëkura e bebit nuk do të ketë ndjerë asnjëherë më shumë butësi”, ka shkruar Miriami krah postimit të fundit ku duket vogëlushi në mesin e gjelbërimit duke shijuar rrezet e diellit.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, këngëtarja zbuloi dhe pamjen e plotë të Duamit me një video shumë të veçantë, e cila zbulonte njëherazi se vogëlushi është rritur edhe më shumë tanimë.

Share With:
Translate »
477 Views