“Një Diell na shndriti sot”, Arbana pozon për herë të parë me djalin e porsalindur
Këtë të hënë, moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj.

Arbana solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë: Diell. Pak minuta më parë, moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto të duarve të saj, të Eduartit, të Jonit dhe dorën e vogël të të porsalindurit.

“Një Diell i vogël na shndriti sot! Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua! #familje”, ka shkruar Arbana krahas fotos.




