Një baba si Granit Xhaka, Leonita publikon fotot e ëmbla të futbollistit me vajzat

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, u bënë më 24 Prill prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të së voglës së tyre Laneya. Futbollistit të Arsenal dhe gruas së tij iu shtua në familje një princeshë e dytë, pasi ata kanë edhe një vajzë tjetër më të madhe Ayana. Duket se 28 vjeçari ruan ende një marrëdhënie shumë të ngushtë me këtë të fundit, edhe pse i është dashur t’i kushtojë shumë vëmendje bebushes së re.

Leonita ka publikuar pak momente më parë disa foto tepër të ëmbla të Granitit me dy vajzat e tyre, teksa ai luan në park me te madhen, ndërkohë që Laneya-n e shëtit me karrocë.

“Të duam dhe na mungon. Babai më i mirë në botë,” shkruan bashkëshortja e tij në postim.

Kujtojmë se futbollisti u bë baba për herë të parë gati dy vite më parë, kur bashkëshortja e tij Leonita solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ayana.

 

Share With:
Translate »
273 Views