Një copëz nga jeta e një nëne me fëmijë down!

Shpesh me eshte kerkuar te pershkruaj eksperiencen e te qenit nene e nje femije me aftesi ndryshe, per te ndihmuar njerezit te cilet nuk e kane provuar kete gje, te kuptojne, te imagjinojne se si ndjehesh. Ja si eshte …
Kur pret nje femije, eshte si te programosh nje udhetim te bukur per ne Itali. Blen nje guide per Italine dhe fillon dhe ben plane. Do shohesh Koloseon, Davidin e Michelangelos, gondolat ne Venezia. Meson disa fraza ne italisht dhe e gjitha kjo eshte shume ekzaltuese. Pas disa muajsh qe e ke enderruar udhetimin, vjen dita e shume pritur. Ben gati valixhet dhe nisesh. Disa ore me vone, avioni fillon dhe ulet. Stuardesa futet dhe thote: “Mire se erdhet ne Hollande”. “Hollande” pyet “Cdo te thote Hollande ? Un kam blere nje bilete per ne Itali ! Un mendoja se arrita ne Itali ! Gjithe jeten kam enderruar te shkoj ne Itali !” ” Ka patur nje ndryshim gjat fluturimit. Kemi zbritur ne Hollande dhe ketu duhet te rrish…”Gjeja me e rendesishme eshte qe nuk te kane sjelle ne nje vend te tmerrshem, te peshtire, nje vend mbushur me zgjebe, me uri dhe semundje. Eshte thjesht nje vend ndryshe. Atehere duhet te blesh nje guide te re. Duhet te mesosh disa fraza ne kete gjuhe te re. Te takosh disa grupe njerezish qe ndryshe nuk do ti kishe takuar. Eshte vetem nje vend ndryshe. Eshte me i qete dhe me paqesor se Italia. Por mbasi ke pak qe je aty mesohesh sheh per rreth… dhe fillon te mesosh qe Hollanda ka mullinjt e eres… dhe Hollanda ka tulipanet dhe Hollanda ka Rembrandt. Por ama, te gjithe ata qe ti njeh jane te zene te shkojne e te vijne ne Itali… dhe te tregojne se sa bukur ja kalojne atje. Dhe per gjithe jeten ti do te thuash: “Po, ai ishte vendi ku kisha programuar te shkoja.” Dhe meraku per kete nuk do te iki kurre, kurre, kurre … sepse humbja e nje endrre eshte nje humbje shume e madhe. Por… ne qofte se do te kalosh gjithe jeten duke qare se nuk shkove ne Itali, nuk do mundesh kurre te shijosh gjerat shume po shume te vecanta dhe te dashura… qe ka Hollanda.

Share With:
Translate »
1326 Views