Një dashuri shkolle, Gili tregon njohjen me bashkëshortin dhe puthjen e parë
Ëndrra e shumë njerëzve është të gjejnë gjysmën e tyre më të mirë dhe të plaken bashkë. Kjo do të ishte idealja. Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Gili duket se ia ka arritur të jetojë në harmoni prej 35 vitesh me bashkëshortin e saj, Ilir Beranin. Çifti duken njësoj të dashuruar, siç i kemi për vite të tëra në skenë. Berani duke qenë një tekstshkrues aq i talentuar, për kë tjetër mund të shkruante më mirë se për Gilin? Përveç se partnerë të mirë, ata kanë qenë edhe bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin.
Mirëpo si janë njohur Gili dhe Iliri? Duket e largët në fakt dita kur ata janë takuar për herë të parë, pasi duhet të kthehemi 35 vite në kohë. Të ftuar sot tek Rudina, çifti kanë treguar se janë njohur në ambientet e shkollës. Madje edhe puthjen e parë ia kanë dhuruar njëri-tjetrit aty.
Sa bukur! Një dashuri e lindur në shkollë dhe që vazhdon sot e asaj dite!