Një djalë i ri shan dhe godet shoferin e autobusit në Tiranë! Pasagjerët, gra e fëmijë ulërasin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një autobus në Tiranë.
Një djalë i ri ka sharë dhe goditur pa ndalim shoferin e një autobusi me pretendimin që është vonuar shumë.
Në një video të publikuar nga “Aksidente rrugore”, shihet që i riu në disa momente sulmon me shqelma dhe grushte shoferin, ndërsa pasagjerët ulërasin të alarmuar.
Disa persona pasagjerë në autobus mundohen ta ndalojnë të riun, i cili për asnjë moment nuk ndalon së shari me fjalë banale.
Në një moment ai ka sharë edhe pasagjerët e tjerë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, për shkak se ata i kanë dalë në mbrojtje shoferit dhe kanë kërkuar që i riu të zbresë nga autobusi.
Nuk e di sa e vështirë është të identifikohet ky tipi, por ky vendin e ka ne burg!Dhune ndaj drejtuesit te autobuzit ne ecje me pretendimin qe je vonuar shumë🤦♂️😳🤦♂️—————Fjalor +18
Posted by AKSIDENTE RRUGORE on Saturday, September 7, 2019