Një Dukeshë e pabindur, Meghan po i injoron udhëzimet e Mbretëreshës

Krishtlindjet po trokasin dhe të gjithë mezi presin të jenë pranë familjes dhe personave të dashur! Por, në rastin e Thomas Markle, është koha e duhur për t’i marrë mediat me rradhë duke u ankuar se vajza e tij e dashur Meghan Markle, e ka lënë në mëshirë të fatit! Por kjo situatë, duket se ka acaruar Mbretëreshën Elizabeth, e cila ka kërkuar me shumë ngulm që t’i gjendet një zgjidhje.

“Mbretëresha është shumë e shqetësuar se situata me Thomas, po del jashtë kontrollit. Ndaj sugjeroi që Buckingam Palace të bënte diçka për këtë dhe t’i jepte zgjidhje njëherë e mirë kësaj historie.” – tha burimi për “Cosmopolitan”.

Por Meghan e ka refuzuar “ndihmën” e  saj, pasi ka dëshirë që ta marrë vetë situatën nën kontroll.

“Mbretëresha urdhëroi këshilltarët e saj të mendonin një zgjidhje! Por ‘Kensington Palace’ nuk ishte në të njëjtën mendje pas mesazheve që merrte nga Meghan Markle. Dukesha nuk kishte dëshirë që askush të merrej me këtë problem, sepse do e zgjidhte vetë” – vijoi burimi.

Pavarësisht deklaratave të panumërta të Thomas Markle, Meghan nuk ka thënë edhe një fjalë deri më tani për të atin.

Share With:
Translate »
622 Views