Babë e bijë, Arianiti dhe Mrika bëhen shqiptarët e parë që pushtojnë majën më të lartë të Antarktikut

Gjithnjë e më tepër shqiptarët po merren me sportin e alpinizmit.

Një rast i tillë është edhe me Arianit Nikqin dhe të bijën, 17-vjeçaren Mrika Nikqi.

Kjo e fundit është shqiptarja e parë në botë së bashku me të atin që pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikidës.

Në fakt, ekspedita shqiptare është ngjitur në majën Moun Vinson 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.

Natyrisht, nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.

“Ju jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, kanë falënderuar ekspedita të gjithë mbështetësit e tyre.

Theksojmë Mrika së bashku me babanë e saj më 29 janar të këtij viti kanë arritur të ngjitën në majën më të lartë në Afrikë të quajtur Uhuru Peak e njohur edhe si maja e Kilimanxharos.

Ndryshe, dyshja do të vazhdojë në pushtimin e majave të tjera ndërkombëtare, për të cilat do t’ju mbajmë të informuar.

LAJM I NXEHTË NGA ANTARKTIKU I AKULLT! Anëtarëvë të shoqatës sonë SH.B.A. Gjeravica, ju dëshirojmë kthim të mbarë!…

Posted by SHBA Gjeravica Peje 1928 on Monday, December 17, 2018

Share With:
Translate »
673 Views