Një fëmijë i katërt rrugës? Pas daljes së fundit, Kate dhe William ngritën dyshimet

Thashethemet rreth një bebeje tjetër mbretërore janë të shpeshta. Duket se fansat e familjes mbretërore janë vazhdimisht në vigjilencë. Por a ka mundësi që një fëmijë të jetë vërtet rrugës?

Sipas një eksperteje të gjuhës së trupit, një detaj nga shëtitja e fundit mbretërore e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh tregon se një fëmijë i katërt mund të jetë rrugës.

Në një intervistë për Express.co.uk, ekspertja e gjuhës së trupit Judi James analizoi Kate-in dhe William-in teksa bashkëvepronin me vendasit gjatë turneut të tyre në Uellsin e Jugut këtë javë.

“Sinjalet që ata dhanë teksa ishin bashkë mund të jenë tregues të ardhjes së një fëmije të ri mbretëror”, -shpjegoi Judi, duke shtuar: “Gjuha e trupit e Kate dhe William këtu sugjeron që izolimi nga pandemia mund të ketë ndikuar në marrëdhënien e tyre në çift, pasi ata shfaqen më të qetë dhe më në harmoni se kurrë më parë.”

Sipas ekspertes, çifti mbretëror duket më i lumtur dhe po përdorin më shumë gjeste e shenja lidhëse se zakonisht, duke komunikuar dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit përmes shikimeve, buzëqeshjeve dhe prekjeve. Kjo është diçka e pzakontë për Kate dhe William, të cilët kurrë nuk e kanë shfaqur dashurinë e tyre në publik.

Që nga paraqitja e fundit e çiftit mbretëror, shanset që Kate është në pritje të ëmbël janë rritur. Në fakt, Kate dhe William nuk e kanë mohuar zgjerimin e familjes në të ardhmen.

A do të vijë së shpejti një fëmijë i katërt Kembrixh? Vetëm koha do ta tregojë.

Përshtatur nga Marie Claire

Share With:



511 Views