Një fëmijë i nxirë në fytyrë dhe me rërë në gojë! Mjeku sirian rrëfen me mllef atë që e quan masakrën e këtij shekulli

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë dhe qindra të plagosur në vetëm një ditë si pasojë e dhunës ‘histerike’ që ka mbuluar Sirinë, kryesisht në zonën e Ghouta, të kontrolluar nga opozita.  Zona ndodhet pranë Damaskut, shtëpia e 400 mijë civilëve. Më shumë se 700 njerëz janë vrarë në tre muaj, duke mos përfshirë vdekjet e javës së fundit. Katër spitale u bombarduan gjithashtu dje në lindjen e Ghouta, e cila dikur ishte zemra e Damaskut, por që prej vitesh është rrethuar nga qeveria e Bashar al-Assad dhe dhe është shkatërruar pas sulmeve kimike. The Guardian interviston një mjek të Ghoutas Lindore i cili ndodhet atje për të ndihmuar e shëruar njerëzit, edhe pse nga numri i madh i të lënduarve ndihet i pafuqishëm, por nuk dorëzohet. (fotoja e tij nuk është publikuar, as emri).  “Kjo është masakra e shekullit 21. Nëse masakra e viteve 1990 ishte Srebrenica dhe masakrat e viteve 1980 ishin Halabja, Sabra dhe Shatila, atëherë Ghouta është masakra e këtij shekulli”. Ai rrëfeu edhe momentin kur një fëmijë i kishte shkuar pranë për ti kërkuar ndihmë: Pak kohë më parë erdhi një fëmijë, ishte bërë blu në fytyrë dhe mezi merrte frymë, goja e tij ishte mbushur me rërë. E mora në krahë me duart e mia dhe ndjeva atë dhimbjen e fortë në shpirt. Imagjinoni, një fëmijë i plagosur që mezi merr frymë nga mushkëritë e dëmtuara dhe gojën e mbushur plot rërë. Ishte shumë i vogël. Të gjitha këto organizata humanitare të të drejtave, me duken të pakuptimta. Çfarë mund të quhet një sulm akoma më terrorist se sa vrasja e njerëzve me të gjitha llojet e armëve? Po mbase shumë kanë të drejtë, kur thonë se kjo nuk është një luftë, kjo është masakër, masakër e vërtetë… Numri i të vdekurve shkoi të paktën 110 në një ditë të vetme. Pas shtatë vitesh dhe ndërhyrjeve nga fuqitë rajonale dhe globale, kriza humanitare është rritur, pasi forcat besnike ndaj regjimit të Asadit dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë kërkojnë tore të plotë ushtarake në vend të një zgjidhjeje politike të negociuar. Përfaqësuesit e organizatave të ndihmës thonë se  masakra më e fundit në Ghouta lindore, ku 1,300 njerëz vdiqën ishte në vitin 2013, pasi Asadi urdhëroi të lëshonte gazin helmues dhe bomba. Armët  e përdorura konsiderohen si një pjesë e një krimi lufte nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut. “Gjendja në lindje të Ghouta-s është e ngjashme me ditën e kiametit”, tha Mounir Mustafa, kryetar i grupi vullnetar që shpëton njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të bombarduara.

Share With:
Translate »
664 Views