“Një gotë konjak çdo natë”, motrat binjake mbushin 103 vjeç, zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë së tyre

Dy motra binjake kanë ndarë sekretin e jetëgjatësisë së tyre në ditëlindjen e 103-të.

Motrat që mendohet se janë binjaket më të vjetra në Britani, kanë deklaruar se koha e gjumit është sekreti i jetës së tyre të gjatë.

Thelma Barratt tha me shaka se jetëgjatësia e saj ishte për shkak të dashurisë së saj për ushqimin, ndërsa Elma Harris i pëlqen të pijë një gotë konjak dhe limonadë çdo natë .

“Mua më pëlqen shumë ushqimi, e dashuroj atë,” tha Thelma.

“Më pëlqen të pi konjak çdo darkë. Pi çdo natë një gotë konjak dhe limonadë,” tha Elma.

Megjithatë, ajo duhet të shërbehet gjithmonë pa akull, këmbënguli ajo me shaka.

Motrat, të cilat tani jetojnë në dy vende të ndryshme, u bashkuan festën e ditëlindjes së tyre me familjen për ta festuar të gjithë sëbashku.

Share With:
Translate »
97 Views