Një javë pas lindjes së vajzës, Marina Vjollca rikthehet në “Klanifornia” dhe duket WOW!!!

Vetëm një javë pas ardhjes në jetë të vajzës, Marget, Marina Vjollca rikthehet sërish në ekranin e Tv Klan. Spektakli “Klanifornia” nuk do të ndahet nga drejtimi i moderatores së njohur.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Në hapjen e spektaklit, Marina ndihet tejet falenderuese për mbështetjen e publikut, të cilit iu drejtua me këto fjalë:

“Më lejoni që t’ju falenderoj të gjithëve për urimet tuaja të shumta. Realisht më keni befasuar dhe më keni lumturuar pa masë. Është diçka krejt magjike që të ndjesh ngrohtësinë e kaq shumë njerëzve njëkohësisht e kjo më thotë, se ajo që unë bëj dhe ajo që ne të gjithë këtu bëjmë në ‘Klanifornia’, për ju ka një rëndësi të veçantë. Ne do të jemi pa ndërprerje së bashku, çdo të shtunë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri ku këtij sezoni fantastik do t’i vendosim kurorën e festave me një super ”Klanifornia”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Si çdo të shtunë, edhe sot përgatituni për shumë të qeshura nga spektakli juaj i preferuar i humorit.

TË NGJASHME

Share With:
Translate »
48 Views