Një kopje e Adrolës, modelja ndan videon më të ëmbël pranë djalit të saj

Pak ditë më parë, Adrola Dushi u ngjit në skenën e pallatit të Kongreseve, ku së bashku me moderatorin e dashur të publikut shqiptar, Ardit Gjebrean prezantuan edicionin e 19-të të festivalit ‘Kënga Magjike’. Pas këtij momenti, bukuroshja shqiptare duket se është zhvendosur sërish pranë djalit të saj, Troit. Ajo ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’, një video mjaft të ëmbël ku shfaqet pranë të voglit të saj.

“Kemi zotin me vete o dritë”, ka shkruar Dushi bashkangjitur videos në rrjetet sociale. Komentet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet duke theksuar si çdo herë ngjashmëinë e madhe të Troit me Adrolën.

Kujtojmë se Dushi ka treguar në intervista të ndryshme, se për shkak të impenjimeve të shumta dhe punës së saj si modele, i duhet që shpeshherë të largohet nga djali i saj.

View this post on Instagram

Kemi Zotin me vete o drite!!

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

 

Share With:
Translate »
421 Views