“Një lutje për shpirtin e saj”, Jozefina Topalli në zi, humb njeriun e shtrenjtë
Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” dhe ish-kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ndarë këtë të mërkurë një lajm të trishtë për familjen e saj.
Me anë të një postimi në facebook ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës.
Topalli: Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone.