‘Një mrekulli’: Pas 32 ditësh në koma, bebushi 5-muajsh shërohet nga Covid-19

Pas 1 muaji në gjendje kome, vogëlushi 5-muajsh i prekur nga Covid-10, ia doli të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë. Bebushi nga Brazili, vetëm pak muaj pas lindjes, kaloi plot 54 ditë në spital, 32 prej të cilave në koma dhe i intubuar.

Prindërit fillimisht vunë re se djali kishte vështirësi në frymëmarrje, ndërsa doktorët menduan se bëhej fjalë për ndonjë infeksion bakterial. Mjekimet e marra nuk funksionuan, ndërkohë që gjendja e vogëlushit përkeqësohet. Kur prindërit e dërguan në spital dhe kreu testin, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Edhe pse mbetet ende mister si u infektua vogëlushi, sot rasti i tij konsiderohet “mrekulli” nga mjekët.

“Fillimisht u ndjeva i çliruar pastaj ndjeva një lumturi që s’e përshkruaj dot me fjalë. Po e kthenim në shtëpi pas më shumë se 50 ditësh.”- është shprehur babai i vogëlushit.

Javën e shkuar, Amerika Latinë u kthye në epiqendrën e pandemisë globale. Me 465,166 raste të konfirmuara dhe 27,878 viktima, Brazili është vendi më i goditur në rajon sipas statistikave të Johns Hopkins University.

Share With:
Translate »
379 Views