Ky është lajm vetëm për fëmijët e mesit

Është e vërtetuar shkencërisht që radha e lindjes ndikon në personalitetin e njeriut. Nëse ke lindur i pari në familje apo i fundit, atëherë ky nuk është një lajm i mirë për ty. Ky është lajm i mirë vetëm për fëmijët që kanë lindur të mesit.

Për dallim nga fëmijët e mëdhenj të familjes, të lindurit e mesit nuk i konsiderojnë prindërit si rol modele. Ata kanë vëllezërit e motrat e tyre më të mëdhenj që në fakt janë edhe vetë fëmijë, prandaj fëmijët e mesit kanë tendencë të jenë më fëminorë.

Prindërit kanë tendencë të jenë më të qetë me fëmijët më të vegjël, të cilët shpesh marrin gjithçka që dëshirojnë. Kjo i bën ata më të sigurt, por edhe krijues, të qetë.

Prindërit janë më tolerantë me ta dhe kjo i bën më të pavarur.

Për dallim nga të lindurit e parë, të cilët preferojnë t’u përmbahen rregullave, të mesit janë të guximshëm dhe ka më shumë të ngjarë të eksperimentojnë dhe të provojnë gjëra të reja. Një studim tregoi se ata janë gjithashtu më mendjehapur se motrat e vëllezërit e tyre.

Ka të ngjarë të mos kenë marrëdhëniet më të ngushta me prindërit, ndaj kanë tendencë të kërkojnë intimitet jashtë familjes. Fëmijët e mesëm kanë aftësinë për t’u shoqëruar me njerëz të ndryshëm dhe të bëhen negociatorë të mahnitshëm. Shumë shpesh, ndihmojnë për të zgjidhur konfliktet në një familje, duke luajtur rolin e një krijuesi të paqes. Ata mësojnë aftësi të vlefshme ndërveprimi në familje gjë që i ndihmon të bëhen popullorë dhe të suksesshëm në jetën e tyre sociale.

Ata janë kolegë të mirë dhe zakonisht kanë shumë miq, duke qenë qendra e vëmendjes në shoqëri. Të gjitha tiparet që ata priren të marrin në një familje, si altruizmi, pavarësia, mendja e hapur dhe diplomacia, i ndihmojnë ata të jenë socialë.

Lajmi i keq është që me uljen e numrit të lindshmërive dhe zgjedhjen e shumë çifteve për të pasur vetëm një fëmijë, fëmijët e mesit janë duke u zhdukur dhe bota ka e do ketë më pak njerëz socialë.

Share With:



285 Views