Një muaj me Amen, Xhensila publikon fotot e ëmbla

Një muaj më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur ardhjen në jetë të djalit, emri i të cilit është Amen.

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka publikuar disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, duke dhuruar një portret të ëmbël.

Në fotot e publikuara ajo shihet teksa mban në krah të voglin e saj, duke na dhuruar edhe një atmosferë të bukur festash.

Sigurisht që në galerinë e publikuar, nuk ka munguar edhe vajza e saj, Ajka, e cila shihet teksa vallëzon së bashku me nënën dhe vëllain e saj.

“Plot një muaj me ty Amen, shpirti im më plot se asnjëherë”, shkruan bashkangjitur galerisë së fotove artistja e dashur e publikut shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)

Edhe pse kanë kaluar pak javë nga koha kur Xhensila është bërë nënë për herë të dytë, këngëtarja ka suprizuar me fizikun e saj, duke u shfaqur në një formë të mrekullueshme.

Një javë më parë, Niko Komani publikoi një video në profilin e tij të Instagramit, ku shihej Xhensila e veshur me një fustan që tregonte më së miri format e saj.

Niko madje ka komplimentuar këngëtaren për faktin se është dobësuar shumë dhe mesa duket shkaku i formave trupore qenka se këngëtarja nuk flinte mjaftueshëm gjumë.

Niko: Shikoni me kë jam. Sa je dobësuar. Ku e ke patur barkun se këto janë masa të vogla?

Xhensila: Kam dy netë pa gjumë

Niko: Domethënë gjumi të dobëson, duhet edhe unë të rri pa gjumë

Share With:
Translate »
106 Views