Një muaj pasi u bë nënë, supermodelja Karlie Kloss na zbuloi emrin e të birit

Më datën 16 të muajit mars, modelja e famshme Karlie Kloss u bë nënë për herë të parë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale partneri i 28-vjeçares, Joshua Kushner. Fillimisht, ai nuk dha detaje në lidhje me gjininë apo emrin e foshnjës së dyshes.

Joshua ka publikuar një foto të fëmijës së porsalindur, në të cilën vihet re se fytyra e tij është e mbuluar dhe foshnja mban një kapele ngjyrë të kaltër, çfarë ka nxitur dyshimet se mund të jetë djalë. (Dyshime që më vonë u vërtetuan)

Fiks një muaj pas lindjes së të voglit, Karlie ka zbuluar për herë të parë emrin e të birit.

Në një foto shumë të ëmbël në Instagram me dorën e të voglit, modelja tregon se emri i tij është Levi Joseph.

 

Lajmi se Karlie Kloss ishte shtatëzanë, u bë publik në tetor të vitit që lamë pas  nga prestigjozia “People”, ndërsa. Revista “People” ka bërë me dije se çifti do të krijojë një familje së bashku. Një burim i afërt me Kloss tha për “People” se modelja e famshme është shtatzënë dhe fëmija pritet të vijë në jetë vitin e ardhshëm.

“Karlie është shumë e lumtur që do të mirëpresë fëmijën e saj të parë në 2021-shin. Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme”, -tha burimi.

Supermodelja e konfirmoi këtë lajm një muaj më pas.

Asokohe, ajo ndau një video me ndjekësit e saj në Instagram, ku i shihej barku i fryrë.

Kujtojmë se ish-modelja e pasarelave të “Victoria’s Secret” u martua me Joshua Kushnerin  në vitin 2018.

Share With:
Translate »
74 Views