“Një përqafim zbatuam rregullin që na ka vendosur djali”, Edlira kujton në takimin e fundit me Gert Bogdanin
“Jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara…”, u shpreh Edlira Çepani në programin “Rudina” në Tv Klan duke përshkruar dhimbjen e ndarjes nga jeta të gjysmës së saj më të mirë, Gerti Bogdanit. Mes lotësh që vazhdojnë t’ia përlotin sytë e kaltër, ajo rrëfen sesi çdo ditë përballet me një realitet që nuk e dëshiron aspak, një ëndërr e keqe që nuk mbaron.
E mërkura e 18 shtatorit 2024 është një ditë që ajo s’dëshiron t’i rikthehet asnjë moment. Në një udhëtim të disa muajve më parë në Ukrainë, ku pa dhimbjen që lë lufta, Edlira mori një vendim: Gertin do ta kujtojë gjithnjë përmes momenteve të bukura e të lumtura. Nga ajo ditë, ajo mban mend përqafimin e fundit të tij në mëngjes, një traditë e bukur familjare e vendosur nga djali i tyre, Reinarti.