Një selfie e këngëtares po bën xhiron e botës, arsyeja është e jashtëzakonshme

Me selfie-n e saj të fundit, Pink thjesht provoi se për një nënë nuk ka lumturi më të madhe se kjo. Debati i gjatë nëse duhet apo jo VIP-at t’i postojnë fotot duke ushqyer fëmijët me gji, për Pink nuk ka asnjë diskutim para këtij momenti të adhurueshëm me djalin e saj 6-muajsh, Jameson. Ylli i hitit “Just Like Fire” zbulon edhe aftësitë shumëdimensionale të të birit, i cili, përveç ushqimit tek e ëma, është edhe duke mbajtur në dorë një furçë kozmetike. Fotoja e adhurueshme shoqërohet me mijëra komente dhe komplimente për këtë moment të natyrshëm të familjes. Pink në këtë mënyrë nxit të gjitja nënat e reja ta duan trupin e tyre pas lindjes dhe të mos ngurojnë ta tregojnë atë. Mos ndrysho kurrë, Pink!

Share With:
Translate »
696 Views