Një shtet amerikan ndalon lodrën e Krishtlindjeve, ‘Elf on the Shelf’. Gjykatësi: Boll i stresuam fëmijët

Santa mund të ketë më pak spiunë në shtëpi këtë sezon të Krishtlindjeve. Një gjykatës ka postuar një shqetësim serioz, edhe pse të shprehur me humor, se Elf-ët duhet të dëbohen nga shtëpia.

Shefi i Gjykatës së Lartë të Qarkut Cobb, Georgia Robert Leonard shkruante në Twitter:

“Të lodhur duke jetuar në tiraninë ‘Elf on the Shelf’? Mos prisni që Elfi largohet vetë e të mos u shkaktojë fëmijëve tuaj shqetësim emocional. Unë jam një nëpunës publik dhe do të heq këtë peshë nga supet tuaja. Dhurata ime për prindërit e lodhur”.

Sipas traditës së festave, Elfët fshihen në shtëpi për javë të tëra para Krishtlindjeve dhe i raportojnë Babagjyshit se kush ka qenë fëmijë i sjellshëm dhe kush është sjellë keq. Ata supozohet të lëvizin në çdo natë.

Gjykatësi shton se është i bindur që Elfët u shkaktojnë dëm emocional fëmijëve.

Duke pasur parasysh rreziqet e një dëmtimi emocional dhe çështjet e zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19 – gjyqtari shkroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t`i dëbonte Elfët nga Cobb County.

Megjithatë, për prindërit e tjerë që nuk i kanë bezdi Elfët, shkruan: “Nëse doni mbajini në shtëpi, asnjë gjykim ndaj jush”.

Share With:
Translate »
166 Views