Përdhunimi i 13-vjeçares/ Rrëfimi i djalit: Erdhi nga Lushnja në Berat për të kryer marrëdhënie

Përdhunoi të dashurën e mitur në shtëpinë e tij, djali 17- vjeçar mohon akuzën duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur me kompromis, shkruan “Panorama”.
 
Por në bazë të hetimeve të deritanishme të Policisë, 13- vjeçarja e përdhunuar dyshohet se ka rënë në kurthin e të dashurit të njohur në “Facebook”. Ngjarja që për protagonistë ka dy të mitur, ka ndodhur tri ditë më parë në fshatin Moravë të njësisë administrative Otllak, në Berat.
 
Dy të miturit kishin vendosur të takoheshin pas njohjes dhe komunikimit në “Facebook”. Vajza me inicialet E.K., banore e qytetit të Lushnjës, pas takimit ka denoncuar 17-vjeçarin K. Avdiu për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja për të cilën është denoncuar minoreni nga fshati Moravë, ka ndodhur në banesën e këtij të fundit. Vajza 13-vjeçare kishte udhëtuar nga Lushnja për në Berat, pasi djali i kishte premtuar se do ta njihte me prindërit e tij. Pasi ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj, ky i fundit e ka ftuar brenda dhe më pas ka ardhur edhe përdhunimi siç pretendon vajza.
 
Ndërkohë, pas denoncimit të bërë në polici, efektivët arrestuan në flagrancë në banesën e tij 17-vjeçarin, i cili do të përballet me akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë seksionit të të miturve në Prokurorinë e Vlorës. Mes vajzës nga Lushnja dhe 17-vjeçarit nga Morava e Beratit ishte krijuar një lidhje pas komunikimit në “Facebook”.
 
Inspektori i zonës së Moravës deklaroi se dy të miturit kishin muaj që flisnin së bashku dhe ditët e fundit kishin vendosur të takoheshin. Më 26 gusht, 13-vjeçarja mësohet se ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj për t’u njohur me prindërit e tij, pasi ashtu siç dhe është shprehur në polici vetë vajza, ata kishin vendosur të fejoheshin.
Por në momentin që 13-vjeçarja ka mbërritur në shtëpinë e Avdiut, prindërit e këtij të fundit kanë qenë duke punuar në tokat e tyre dhe gjatë kësaj kohe 17-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale me vajzën. Ndërkohë, pasi është kthyer në banesën e saj në Lushnjë, vajza u ka treguar për atë që kishte ndodhur prindërve të saj dhe këta të fundit të alarmuar kanë kërkuar arrestimin e të miturit nga Berati.
 
Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 17-vjeçari i arrestuar ka deklaruar në prani të psikologut se vajza kishte rënë dakord vetë që të kryenin marrëdhënie seksuale, duke mos pranuar se ka pasur përdhunim. E mitura më pas është shoqëruar në spitalin gjinekologjik të Beratit, ku i është nënshtruar një vizite mjekoligjore, gjë e cila do të konfirmojë aktin. /Shekulli

Share With:
Translate »
869 Views