Një vëlla “mistrec” si Bledi Strakosha nuk e lë motrën rehat edhe me pushime | Video

Lidhja e motrës me vëllain është shumë e veçantë. Thonë se motrat bëjnë më shumë për vëllezërit dhe se i kanë pikë të dobët.

Lidhjen speciale të Bledi Strakoshës me motrën e tij Odeta e kemi parë të rrëfyer tek emisioni “Rudina”.

Megjithatë ai ndan shpesh me ndjekësit e tij në Instagram video apo foto me njerëzit e familjes, njësoj siç ka bërë edhe sot. Në ditën e parë të pushimeve, ai ka postuar fillimisht një video ku duket sikur i ka thënë Odetës të pozojë por në fakt po bën video.

Një “mistrec” si Bledi, nuk mund ta linte me kaq. Ai ka bërë një video tjetër duke ndjekur Odetën teksa merrej me punët e saj. Teksa ajo i kërkon ta lërë rehat, ai ngul këmbë të çojë deri në fund qëllimin e tij.

“I çmenda”, shkruan moderatori dhe imagjinoni se çfarë ndodh kur kamera është e fikur.

Odeta, nuk është një përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale dhe është pothuajse e distancuar nga kjo botë virtuale. Bledi e ngacmon për këtë pjesë duke na lënë të kuptojmë nëpërmjet videove se lidhja e tyre është shumë speciale. /Kids’ Time

View this post on Instagram

I çmenda 😂😂♥️

A post shared by Bledi Strakosha (@bledistrakosha) on

Share With:
Translate »
1223 Views