Një vit më parë nuk flisnin me njëra-tjetrën, por sot Beatrix dhe Anxhelina bëjnë të njëjtin…

Një vit më parë, mes dy kushërirave të njohura Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, nisën konfliktet dhe ishin rrjetet sociale që i nxorën zbuluar.

Dikur dy vajzat bukuroshe kalonin shumë kohë bashkë dhe postonin vazhdimisht foto me njëra-tjetrën, mirëpo jo vetëm foto që nuk publikuan, por as nuk ndiqeshin më në “Instagram”.

Në atë kohë u tha se Beatrix dhe Anxhelina i prishën marrëdhëniet për shkak të grimierit të njohur, Ariel, megjithatë kjo nuk u vërtetua kurrë.

Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe dy kushërirat kanë bërë përfundimisht paqe. Në fillim të shtatorit vajzat u panë së bashku me mamatë e tyre duke kaluar kohë bashkë dhe tani kanë bërë të njëjtin tatuazh.

Beatrix dhe Anxhelina kanë publikuar në “Instastory” foto ku zbulojnë se kanë bërë tatuazh një sy dhe pozicioni që kanë zgjedhur është i njejtë. “Nuk na marrin dot msysh”, shkruan Beatrix në një prej fotove ku tregon tatuazhet.

Share With:



190 Views