Një vogëlushe si True, Khloe ndan me të gjithë gëzimin e 1-vjeçares për festa

Periudha e festave duket se i ka përfshirë të gjithë në një entuziazëm mjaft të madh. Të shumtë kanë qenë personazhet VIP të huaj të cilët kanë publikuar pamje të ndryshme nga ambientet e tyre të zbukuruara, poshtë pemës së Krishtlindjeve apo në dëborë. Së fundmi ka qenë Khloe Kardashian, ajo e cila ka ndarë disa foto krah vogëlushes së saj, True Thompson e cila ishte veshur me një fustan në ngjyrë të kuqe.

“Sezoni i pushimeve”, ka shkruar miliarderja ku duket se është kujdesur t’i përshtatet atmosferës së festave. Në njërën video True shfaqet mjaft e lumtur duke kërcyer, detaj ky i cili nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të cilët e kanë komentuar gjerësisht në rrjetin social të ‘Instagram’.

View this post on Instagram

♥️ Holiday season 2019 ♥️

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Share With:



80 Views