4 ditë më parë humbi të atin, Dojna s’mungon në “Pop Culture”, por bën gjestin prekës

Të martë, Dojna Mema humbi të atin dhe këtë humbje të madhe ajo e përshkroi shumë qartë: “Nuk je asnjëherë gati t’i thuash lamtumirë një pjesë të vetes tënde!”

Moderatorja nuk mungoi në puntatën e radhës të “Pop Culture” në “Top Channel” dhe kjo jo sepse televizioni nuk i dha kohë të merrte veten:

“Pavarësisht mbështetjes së pakushtëzuar të familjes sime të dytë ‘Top Channel’ që më dhanë gjithë kohën e botës për të rinisur, sot doja të isha pranë jush”, u shpreh Dojna sot.

Ajo kishte zgjedhur një mënyrë mjaft prekëse për të rikujtuar të atin e ndjerë, duke luajtur në piano, një talent që jo gjithkush e dinte për Dojnën. Moderatorja u shpreh se as babai i saj s’do të donte të hiqte dorë nga puna e saj:

“Me buzëqeshje do të më thoshte: ‘Të dua të fortë bab, ti nuk thyhesh para asgjëje, sot në ‘Pop Culture’ do të jem për të, sot e në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë. Këtë ia dedikoj tim eti dhë të gjithë juve që ju pëlqen muzika e shpirtit”, u shpreh Dojna para se të luante në pjano një muzike tepër emocionale.

 

View this post on Instagram

@pop_culture_tch @topchannelalbania

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Share With:



289 Views