‘Njeri inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi!’ Alma Bektashi flet për herë të parë për ndarjen

Pas shumë kohësh këngëtarja e njohur shqiptare, Alma Bektashi, është rikthyer në një intervistë, në Klan Kosova.

Artistja mes të tjerash ka folur edhe për divorcin e bujshëm nga partneri i saj. Kujtojmë se Alma u nda nga partneri i 25 viteve në 2021.

“Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon qysh prej prindërve. Ju e keni parë gjithmonë lindën pesë femra, gjashtë shtatë për me dalë një djalë. Mandej kur fillojnë me rrit, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë, vajzat e hanë lëngun e djalit maza. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, u shpreh ajo.

E pyetur më konkretisht për divorcin nga ish-partneri, ajo tha:

Problemi është që unë nuk e di, por ligjet në Shqipëri tërhiqen, zhagiten. Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi.

Unë jam një nënë e cila gjatë gjithë kohës iu përkushtohet fëmijëve, kemi një marrëdhënie fantastike, jemi sikur tre shokë që jetojmë në një apartament”, përfundoi Alma.

Share With:
Translate »
53 Views