Njëri lindi me probleme shëndetësore, historia prekëse e Ashton Kutcher dhe vëllait të tij binjak
Shumë njerëz i njohin për personat e famshëm që ata janë në ditët e sotme, por shumë pak e dinë historinë e vërtetë të jetës së tyre dhe vështirësitë që kanë pasur që në lindje e në fëmijëri.
Më poshtë do të mund të lexoni një pjesë të historisë së jetës së tyre me sakrifica e dhimbje.
“Në vitin 1978, në një familje amerikane lindën dy vëllezër binjakë. Vëllai i madh, i cili lindi vetëm pesë minuta më parë, kishte një zemër të shëndetshme, kurse vëllai i vogël vuante nga kardiomiopatia e dilatuar dhe paraliza cerebrale. Mirëpo, këto rrethana vetëm sa i bashkuan edhe më shumë dy vëllezërit.
Vëllai “i madh” (Ashton) kujdesej gjithmonë për “të voglin”(Michael), e ndihmonte dhe e motivonte. Dhe kur vëllai i tij në moshën 13-vjeçare kishte nevojë për një dhurues zemre, ai, duke qenë i shëndetshëm, donte të bënte vetëvrasje për t’i dhënë një zemër të re vëllait të tij.
Për fat të mirë, organi vital u gjet në kohë. Vëllai “i madh” vazhdoi studimet si inxhinier biokimik, pasi pas studimeve, donte të gjente një kurë për sëmundjen e të vëllait, por edhe për njerëzit e tjerë. Por fati kishte rezervuar plane të tjera.
Ai u bë një aktor dhe yll milioner Hollivudi dhe përdori miliona për të krijuar “THORN”, një organizatë e dedikuar për të ndaluar trafikimin e fëmijëve.
Vëllai “më i vogël” është bërë folës publik për tema të ndryshme, më tepër për të drejtat e fëmijëve me paraliza cerebrale.
Sot, Ashton dhe Michael Kutcher punojnë në mënyrë aktive së bashku në fushën e bamirësisë”.