Njihuni me djalin dhe macen me të njëjtat “defekte”

Një djalë 7 vjeçar, i cili është ngacmuar për shkak të pamjes së tij të jashtme, ka gjetur një mace që ka të njëjtën gjendje të rrallë sa ai.

Madden Humphreys, nga Oklahoma, ka lindur me sindromën heterokromi iridum. Ai i ka buzët me defekt dhe sytë me ngjyra të ndryshme.

Mamaja e tij Chriatina gjeti një mace që i kishte të njëjtën gjendje që nga lindja.

Kur zbuloi ngjashmërinë e maces me Madden, ajo e dinte se duhej ta adoptonte.

Me ndihmën e disa miqve arritën që ta merrnin macen dhe ta sillin në shtëpi pranë djalit.

“Të dy kanë lindur me buzë të çara dhe heterokromi iridum (sytë me ngjyra të ndryshme) dhe e dinim se ishin të destinuar të behshin miq të mirë,”-tha Chriatina.

Share With:
Translate »
841 Views