Njihuni me familjen e Rajmonda Bulkut, ato tashmë është edhe gjyshe

Sa përmendet emri i saj, të gjithë e kanë të vështirë ta përfytyrojnë si gjyshe. Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit Rajmonda Bulku, edhe pse ka mbetur e re për të gjithë ne, e gëzon këtë status prej 7-vjetësh tashmë. Dhe është shumë e lumtur.  E ftuar mbrëmjen e së premtes për të prezantuar së bashku me koleget e saj shfaqjen “ 8 femrat” në Teatrin Kombëtar, aktorja ka rrëfyer edhe ndjesitë e saj si gjyshe: “Gjyshe? Jam shumë e lumtur. Dashuritë e fundjetës, them unë, që nuk ikën derisa mbyll sytë”, – thotë ajo për djalin e të birit, dhe është fare e thjeshtë t’ia lexosh në sy lumturinë kur përmend nipin.
Ai tani është 7 vjeç, në klasë të parë, dhe ka filluar të tregojë interes për teatrin, thotë Rajmonda. Kur Albani e pyet nëse nipi ka ndonjë dell artisti, ajo i përgjigjet se mezi pret ta shohë gjyshen në shfaqje, madje do të jetë edhe të shtunën. Edhe pse në moshë akoma të vogël, Rajmonda bën ndonjë “hile” për t’ia plotësuar dëshirën që ai ta ndjekë gjyshen dhe, pse jo, të fillojë të mendojë që pas disa vitesh të bëhet si ajo.

Rajmonda Bulku: "Jam një gjyshe shumë e lumtur", shprehet aktorja e njohur, si dhe tregon se si pranoi rolin e saj, tek shfaqja "8 Femrat"!

Posted by TOP SHOW on Friday, September 29, 2017

 

Share With:
Translate »
7441 Views