Njihuni me gruan që i qëndroi pranë për 50 vjet Toto Cotugno-s dhe i njohu të birin e jashtëligjshëm

Në një kohë kur vargjet e “L’italiano”, “Solo noi”, “Buonanotte” apo “Emozioni” janë shndërruar në lajtmotive jete për qindra mijëra dëgjues italianë e jo vetëm, për jetën personale të Toto Cotugno-s dihet shumë pak. Këngëtari, producenti dhe tekstshkruesi i njohur mbylli sytë përgjithmonë pasditen e 22 gushtit, në një spital në Milano pas një beteje të gjatë me shëndetin.

Pranë tij ishte Carla, bashkëshoqëruesja besnike që i tha “PO” në vitin 1971, gruaja me të cilën kaloi pothuajse gjysmë shekulli bashkë. Një dashuri e madhe që nuk mori fund kurrë, pavarësisht tradhtisë së 30 viteve më parë, që e bëri Toto-n baba të Nico-s, lindur nga një marrëdhënie jashtë martese. Carla nuk u largua, ajo mbeti gjithmonë aty pranë tij. Ishte pikërisht ajo që e bindi të njihte të birin.

Ishte totalisht e shkëputur nga bota e spektaklit, madje janë shumë të rralla imazhet e tyre së bashku. Në internet është thuajse e pamundur të gjesh foto të tanishme se i përkasin 30 viteve më parë, por ajo nuk hoqi dorë prej asaj që kishin krijuar. “ Carla mund të më nxirrte nga shtëpia, por nuk e bëri kurrë. Madje, ishte ajo që këmbënguli që ti jepja mbiemrin tim”,-është shprehur Cotugno në një nga intervistat e dhëna shumë kohë më parë

Jeta familjare e Toto-s nuk ka qenë aq e lehtë sa mund të mendoni.

“Kam parë motrën time Anna-n të vdesë para syve të mi. Ishim duke ngrënë gnocchi (njoki) dhe një prej tyre i shkoi keq dhe u mbyt. Ajo ishte 7 vjeç, kurse unë 5. Pak muaj më vonë, vëllai im Roberto kaloi meningjitin dhe pati një jetë të komplikuar. Motra tjetër, Rosanna, po ashtu pati probleme. Ishte fëmija e parë në Itali, në Torino, që u operua nga zemra. Babai ynë hyri në borxh për këtë ndërhyrje, të cilën arriti ta shlyente në 1978-n, dy vjet para se të vdiste”. -ka rrëfyer dikur ai.

Duke u ndalur te familja, ishte i ati trombist ai që do e afronte me muzikën. Që 9 vjeç, Toto i binte trombës në të njëjtin grup muzikor më të. Pjesa tjetër, me kohën u shndërrua në histori.

Share With:
Translate »
55 Views